Rehabilitimi i rrugës së Currilave

April 7, 2023

Ka përfunduar rehabilitimi i rrugës së Currilave. Ky segment i rëndësishëm është asfaltuar, është pajisur me kanalizimet e ujrave të bardha dhe të zeza, sinjalistikën përkatëse dhe ndriçim.

 

U takova edhe me banorët e zonës të cilët kishin kërkesë kryesore shtrimin e këtyre rrugëve që ne e realizuam.

 

Asfaltimi i rrugës së Currilave i shërben jo vetëm qytetarëve të Durrësit por edhe turistëve të shumtë që vizitojnë qytetin tonë.