Durrësi - Një qytet për të gjithëVizioni për Durrësin

Prioritetet e mia për Durrësin

Që nga momenti i fillimit të ushtrimit të detyrës si edhe funksioneve të Kryetares së Bashkisë, kam kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar më tej me punët e mira për Durrësin.
Është e rëndësishme që të krijohet një lidhje e drejtpërdrejtë mes atyre që kanë përgjegjësinë e administrimit të drejtpërdrejtë të punëve publike dhe atyre që përfitojnë nga këto punë publike, pra komuniteti lokal.
Ne synojmë për një qytet më gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, duke dëgjuar zërin e qytetarëve dhe duke i dhënë atyre hapësirën e nevojshme për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen lokale.
Brezat e rinj përfaqësojnë jo vetëm të ardhmen e qytetit tonë, por të të gjithë kombit. Ndaj hartimi i politikave rinore do të thotë çlirim i energjive të reja.
Arsimimi si një shtyllë shumë e rëndësishme e zhvillimit dhe edukimit të një vendi, mbetet prioritet i programit tonë elektoral edhe për mandatin e dytë qeverisës.
E bukura e së ardhmes është të jetë një model, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë të qëndrueshmërisë dhe të mirëqenies së përbashkët.
Investimet publike dhe infrastruktura rrugore kanë qenë, janë dhe do të jenë një punë e përditshme e Bashkisë Durrës, në dobi të komunitetit.
Përmirësimi i cilësisë së shëbimeve, infrastrukturës, ujësjellësit, kanalizimeve dhe i menaxhimit të kërkesës për ujë. Qëndrueshmeri financiare, ritje e kapaciteteve dhe përmiresimi i fuqisë punëtore.
Synimi ynë për këtë mandat të ri është përmirësimi i aksesueshmërisë në shërbimet që ofron Bashkia Durrës dhe operatorët turistikë në qytet.
Gjatë mandatit të dytë qeverisës, do të vazhdojë puna për ngritjen e tregjeve të fruta-perimeve në çdo njësi administrative.
Nën juridiksionin e Bashkisë Durrës ushtrojnë aktivitet 14 QSH dhe 48 Ambulanca, të vendosura në zona rurale dhe urbane.
Për të promovuar edhe më tej sportin, synojmë të krijojmë terrene sportive në disa zona të qytetit dhe njësi administrative.
Një ndër parimet e vetëqeverisjes vendore, është parimi i subsidiaritetit, çka nënkupton ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarëve, me efiçiencë dhe në kohë.
Roli dhe prezenca e qytetit të Durrësit në rajon dhe Evropë, ka qenë mjaft aktive vitet e fundit dhe do të intensifikohet gjatë mandatit të ardhshëm.
Promovimi i vlerava të trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal e kombëtar nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve kulturore-artistike ka qenë fokusi i bashkisë Durrës.