#KthimTekTrashëgimiaKulturore
Durrësi, një qytet 3000 vjeçar, njihet jo vetëm për turizmin bregdetar, por dhe për turizmin kulturor, duke qenë se mbart një trashëgimi kulturore shumë të pasur: arkeologji, arkitekturë dhe një histori unike. Përveç bregdetit dhe plazheve, turistët preferojnë të vizitojnë edhe sitet arkeologjike që gjenden në Durrës si: Amfiteatri Romak, Torra Veneciane, Muret Rrethuese të Kalasë së qytetit, Termet Romake etj.
Promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal e kombëtar nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve kulturore-artistike ka qenë fokusi i bashkisë Durrës. Gjatë këtyre tre viteve të fundit kemi zgjedhur të nxjerrim në pah vlerat historike dhe kulturore të qytetit të Durrësit.
Çfarë do të bëjmë gjatë mandatit të ri 2023-2027: