#DurrësiTuristik
#EjaNëDurrës
TURIZMI në shifra / Viti 2022
Durrësi, duke shërbyer si nyja kryesore e transportit në vend, është kthyer jo vetëm në një destinacion veror për plazh, por edhe një destinacion turistik gjithëvjetor. Ndaj, ne mund të pohojmë me bindje të plotë se Bashkia Durrës ka si gur themeli të zhvillimit ekonomik, turizmin 365 ditor.
Durrësi është destinacioni më i madh turistik në vendin tonë, ndryshe Durrësi njihet dhe si kryeqyteti i turizmit në Shqipëri. Vetëm vitin e kaluar mbi 1 milion turistë nga Italia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Franca, Gjermania, Anglia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Rumania, etj kanë qëndruar mesatarisht 5-7 ditë në qytet. Së fundmi, vihet re një rritje e numrit të turistëve nga Zvicra.
Çfarë do të bëjmë gjatë mandatit të ri 2023-2027: