ProgramiPërmirësimi i Infrastrukturës së Ujësjellës Kanalizimeve

Agregimi i shoqërive Ujësjellës Kanalizime Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe Krujë duke përqëndruar dhe integruar shërbimet e kryera të Njësive Administrativo-territoriale të këtyre shoqërive, në një shoqëri të vetme nën emërtimin Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës sh.a, shoqërohet me një sërë sfidash dhe problematikash për t’u marrë në konsideratë nga të gjitha palët drejtuese. Objektivat kryesore të agregimit të ujësjellsave janë:

  • Përmirësimi i cilësisë së shëbimeve
  • Përmirësimi në infrastrukture i ujësjellës dhe kanalizimeve
  • Përmirësimi i menaxhimit të kërkesës për ujë
  • Qëndrueshmëria financiare
  • Rritje e kapaciteteve dhe përmirësimi i fuqisë punëtore

Fokusi i Bashkisë Durrës ka qenë dhe vazhdon të jetë përmirësimi i infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve jo vetëm në qytetin e Durrësit, por edhe në të gjitha njësitë e tjera administrative: Katund i Ri, Manëz, Rrashbull, Sukth dhe Ishëm.

Çfarë do të bëjmë gjatë mandatit të ri 2023-2027: 

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Zbatimi-i-Projektit-me-mbeshtetjen-e-Agjencise-Franceze-per-Zhvillim-Emiriana-web.jpg

Zbatimi i Projektit me mbështetjen e Agjencisë Franceze për Zhvillim/Agence Française de Développement (AFD)

Zbatimi i Projektit me mbështetjen e Agjencisë Franceze për Zhvillim/Agence Française de Développement (AFD) në vlerën prej 61 milionë Euro, që përfishin rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës në qytet dhe rehabilitimin e sistemit të Fushë Kuqes. Implementimi i këtyre projekteve do të bëjë të mundur: Sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm 24 orë për zonën e qytetit; Ndarjen në zona të furnizimit me ujë, me qëllim kryerjen e bilançit të ujit; Reduktimin e humbjeve teknike në qytet; Reduktimin e humbjeve teknike në tubacionin ekzistues DN 700 të Fushë Kuqes; Reduktimin e ujit pa të ardhura; Përmirësimin e efiçencës së energjisë në stacionin e pompave në Fushë Kuqe.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Rikonstruksione-ne-rrjetin-ekzistues-te-qytetit-te-Durresit-zona-Spitalle-Porto-Romano-Emiriana-web.jpg

Investimet në proces

Rikonstruksione në rrjetin ekzistues të qytetit të Durrësit, zona Spitallë-Porto Romano, ku do të përfitojnë direkt rreth 27,600 banorë; Ndërtim i rrjetit të KUZ të fshatit Shënvlash, Bashkia Durrës, ku do të përfitojnë direkt rreth 3500 banorë; Rikonstruksioni pjesor i rrjetit të ujësjellësit në Bashkinë Durrës, përkatësisht në Arapaj, Plepa, Radë, Manëz, Borç, Shkallnur, ku do të përfitojnë direkt rreth 48 000 banorë.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Invetsimet-ne-planin-afatmesem-Emiriana-web.jpg

Investimet në planin afatmesëm

Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Shënavlash, Njësia Administrative Rrashbull, ku do të përfitojnë 6 800 banorë; Studim projektim për objektin:“Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit Njësia Administrative Manëz”, ku do të përfitojnë mbi 12 000 banorë; Rikonstruksion në rrjetin ekzistues të kanalizimeve të ujërave të ndotura të zonës së Spitallës dhe Porto Romanos, ku do të përfitojnë mbi 50 000 banorë; Rikonstruksion i rrjetit ekzistues të kanalizimeve të qytetit të Durrësit, Lagjja 14 dhe lagjja 13 sipër shinave të trenit, ku do të përfitojnë 48 000 banorë; Rikonstruksion i rrjetit ekzistues kanalizime të zonës Gjiri Lalëzit, ku do të përfitojnë 6 000 banorë; Rikonstruksion i rrjetit ekzistues ujësjellës të zonës Gjiri Lalëzit, ku do të përfitojnë 6 000 banorë; Rikonstruksion i rrjetit ekzistues ujësjellës të qytetit të Durrësit, Lagjja 13&14, ku do të përfitojnë mbi 87 000 banorë; Rikonstruksion i ujësjellësit në Maskuri, Njësia Administrative Rrashbull, Bashkia Durrës, ku do të përfitojnë 37 076 banorë; Rehabilitim i rrjetit te kanalizimeve në Rruga “Glaukia” dhe Rruga “Dalip Peza”, Bashkia Durrës, ku do të përfitojnë mbi 87 000 banorë.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Hartimi-i-Masterplanit-per-ujrat-e-perdorura-per-zonen-e-sherbimit-SHRUKD-Emiriana-web.jpg

Hartimi i Masterplanit për ujërat e përdorura (Kanalizime) për zonën e sherbimit SHRUKD

Hartimi i Masterplanit për ujërat e përdorura (Kanalizime) për zonën e shërbimit SHRUKD - dokument i cili do të përfshijë nevojat për ndërhyrje me masa investimesh në terma afatgjatë deri ne vitin 2040, si për zonat rurale ashtu edhe për ato urbane në rajonin e Durrësit.