ProgramiShërbimi Social dhe Shëndetësor

#ShërbimeSocialePërTëGjithë

Bashkia Durrës ka një eksperiencë të konsoliduar në fushën e çështjeve sociale. Në këtë kuadër, me qëllim ofrimin e shërbimeve sociale për kategori të ndryshme, Bashkia Durrës prej vitesh ofron shërbime edhe për moshën e tretë. Vlen të përmendet Qendra Ditore e të Moshuarave, gjithashtu, është në funksion Qendra Komunitare Nishtulla në shërbim të komunitetit ROM, në katin e parë të së cilës është edhe qendra shëndetësore që ofron shërbim shëndetësor parësor, Qendra për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar, Shtëpia e Foshnjes dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”. 

Po kështu, Bashkia Durrës ofron edhe shërbime të tjera si: “Shërbime të Integruara Sociale për zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik të komuniteteve në nevojë”, me fokus kryesor mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, Shërbime Komunitare” si edhe “Shërbimi i Emergjencës (SHE)”.

Gjithashtu bashkia Durrës është një bashki vizionare, duke qenë se rehabilitimin e qendrave shëndetësore e shikon si një nevojë urgjente për arsyen se një infrastrukturë e mirë do të cojë në një shërbim më të mirë për qytetarët e saj. Sigurisht shumë qendra shëndetësore janë rikonstruktuar si pjesë e programeve të qeverisë, ndërkohë që për shumë të tjera do të vazhdohet nga puna. 

Me qëllim ndërtimin e një sistemi shërbimesh të kujdesit shoqëror, të shpërndarë në territor, të shumëllojshëm dhe të bazuar në nevojat sociale të popullatës dhe mbrojtjen e shëndetit publik, për mandatin e dytë 2023-2027  prioritetet tona do të jenë:

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Zgjerimi-i-sherbimeve-tek-Qendra-per-Femijet-me-Aftesi-te-Kufizuar-Emiriana-web.jpg

Zgjerimi i shërbimeve tek Qendra për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar

Zgjerimi i shërbimeve në Qendrën për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar – e fokusuar kryesisht në zgjerimin e shërbimit të terapisë, logopedisë dhe shërbimit psikologjik. Nga kjo Qendër përfitojnë shërbim 83 fëmijë, nga të cilët 20 vajza dhe 63 djem.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Qendra-e-Reziliences-Emiriana-web-1.jpg

Qendra e Reziliencës

Hapja e Qendrës së Reziliencës, nga e cila do të përfitojnë komunitetet vulnerabël dhe në nevojë për shërbime të specializuara: gratë dhe vajzat, personat me aftësi të kufizuar, minoritetet etnike dhe fetare, afganët e evakuuar, të moshuarit, të prekurit nga tërmeti, LGBTQIA+, etj.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Vendosja-ne-funksion-e-Njesise-Levizese-Emiriana-web-1.jpg

Vendosja në funksion e Njësisë Lëvizëse

Vendosja në funksion e Njësisë Lëvizëse – për të ofruar këtë shërbim atje ku është nevoja, atje ku është identifikuar problemi. Kjo nismë vjen si risi në Durrës, duke qenë se eksperienca ka treguar që problemet sociale nuk kanë ndasi gjeografike, midis komuniteteve, formimit shoqëror apo çfarëdo arsyeje tjetër dhe si rezultat është menduar që të krijohet dhe funksionojë njësia lëvizëse,
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/ndertimi-banesa-sociale.jpeg

Ndërtimi i 420 banesave të reja sociale

Ndërtimi i 420 banesave të reja sociale në zonën e Spitallës. Ndërtimi i banesave sociale është projektuar në dy faza: në fazën e parë do të ndërtohen 156 banesa, ndërsa në fazën e dytë do të ndërtohen 264 banesa. Prandaj, dhe prioriteti ynë në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë të mbetet strehimi social, me moton “një shtëpi për të gjithë”.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Ndertimi-i-3-qendrave-shendetesore-Emiriana-web.jpg

Ndërtimi i 3 qendrave shëndetësore

1. Qendra Shëndetësore Nr.1 në zonën e Durrësit të Ri (ku do të përfitojnë 15 mijë banorë të zonës); 2. Godina e Ambulancës në Njësinë Administrative Sukth, Hidrovor (ku do të përfitojnë 1500 banorë të zonës si dhe turistët vendas e të huaj) dhe 3. Godina e Ambulancës në fshatin Draç në Njësinë Administrative Ishëm (ku do të përfitojnë 300 banorë).
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Rikonstruksioni-i-8-qendrave-te-tjera-shendetesore-ambulancave-Emiriana-web.jpg

Rikonstruksioni i 8 qendrave të tjera shëndetësore/ambulancave

Rikonstruksioni i 8 qendrave të tjera shëndetësore/ambulancave në Njësitë Administrative Durrës, Rrashbull, Katund i Ri, Manëz, Sukth dhe Ishëm.