Durrësi - Një qytet për të gjithëVizioni për Durrësin
Prioritetet e mia për Durrësin
Që nga momenti i fillimit të ushtrimit të detyrës si edhe funksioneve të Kryetares së Bashkisë, kam kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar më tej me punët e mira për Durrësin.
Është e rëndësishme që të krijohet një lidhje e drejtpërdrejtë mes atyre që kanë përgjegjësinë e administrimit të drejtpërdrejtë të punëve publike dhe atyre që përfitojnë nga këto punë publike, pra komuniteti lokal.
Ne synojmë për një qytet më gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, duke dëgjuar zërin e qytetarëve dhe duke i dhënë atyre hapësirën e nevojshme për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen lokale.
Brezat e rinj përfaqësojnë jo vetëm të ardhmen e qytetit tonë, por të të gjithë kombit. Ndaj hartimi i politikave rinore do të thotë çlirim i energjive të reja.
Arsimimi si një shtyllë shumë e rëndësishme e zhvillimit dhe edukimit të një vendi, mbetet prioritet i programit tonë elektoral edhe për mandatin e dytë qeverisës.
Përmirësimi i cilësisë së shëbimeve, infrastrukturës, ujësjellësit, kanalizimeve dhe i menaxhimit të kërkesës për ujë. Qëndrueshmeri financiare, ritje e kapaciteteve dhe përmiresimi i fuqisë punëtore.
Një ndër parimet e vetëqeverisjes vendore, është parimi i subsidiaritetit, çka nënkupton ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarëve, me efiçiencë dhe në kohë.
Promovimi i vlerava të trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal e kombëtar nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve kulturore-artistike ka qenë fokusi i bashkisë Durrës.