Në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” u zhvillua për herë të parë në Shqipëri kampionati botëror i peshëngritjes për të rinj.
Në këtë aktivitet që u mbyll me mjaft sukses morën pjesë 58 shtete me 500 sportistë dhe 200 zyrtarë nga e gjithë bota.
Ky ishte një tjeter event sportiv botëror mjaft i rëndësishem jo vetëm në aspektin sportiv por që i shërben edhe promovimit të qytetit tonë në rang ndërkombëtar.