Festa e Trevës së Ishmit

April 7, 2023

Në Festën e Trevës së Ishmit ku promovojmë vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore, natyrore, arsimore, patriotike, etnografike dhe turistike të kësaj zone.

Përkujtuam tri ngjarje të pandashme të historisë sonë:

  • 110 vjetorin e shkollës së parë shqipe, me këtë rast përuruam memorialin ABC,
  • figurën më të rëndësishme të pikturës shqiptare, Nderin e Kombit Ibrahim Kodra, në 105 vjetorin e lindjes,
  • si dhe 80 vjetorin e çetës së parë partizane të Ishmit.

Në ceremoninë e rastit zhvilluar në kalanë e Ishmit theksova se kjo zonë si një nga më të bukurat e vendit, ka një potencial mjaft të madh për zhvillimin ekonomik dhe të turizmit, ndaj me investimet që do të kryejmë do ta zhvillojmë më tej atë, për ta kthyer në një destinacion të preferuar turistik.