Aktivitet i veçantë në Ditën Botërore të Mjekëve

April 7, 2023

Në një aktivitet të veçantë në Ditën Botërore të Mjekëve, me mjekë e infermierë të qendrave shëndetësore të Durrësit.

Me këtë rast në shenjë vlerësimi për punën e tyre dhe përgjegjshmërinë në detyrë që nderon misionin e lartë të bluzës së bardhë u akorduam çertifikatë mirënjohjeje personelit shëndetësor të 14 qendrave shëndetësore të Durrësit.

Mirënjohje për mjekët dhe infermierët që janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë sepse janë pikërisht ata që janë përballur edhe me sfida mjaft të vështira siç ishte periudha e pandemisë, e punojnë çdo ditë pa pushim, me pasion, humanizëm por dhe me shumë sakrifica në shërbim të pacientëve të Durrësit dhe të gjithë vendit.

  • 3 qendra shëndetësore janë rikonstruktuar
  • 1 tjetër do të rehabilitohet brenda këtij viti.
  • 1 qendër e re po ndërtohet.
  • 8 qendra të tjera do të rikonstruktohen
  • 3 qendra të reja shëndetësore do të ndërtohen.