Punimet restauruese dhe rijetësuese në Kullën Veneciane

April 7, 2023

Kulla veneciane, një monument i rëndësishëm i qytetit të Durrësit po shërben përmes teknologjisë, edhe si qendër informacioni për qytetin antik.

 

Punimet restauruese dhe rijetësuese në Kullën Veneciane në Durrës u kryen falë programit #EU4CULTURE, zbatuar nga UNOPS.

 

🇪🇺 Me Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Josep Borrell, Ministren e Kulturës @elva.margariti, Ambasadoren e BE për Shqipërinë Christiane Hohmman, përfaqësuesen e UNOPS në Tiranë, Pamela Lama, morëm pjesë në një performancë interesante, e cila shumë shpejt do të jetë e prekshme për turistët dhe vizitorët e shumtë të qytetit tonë, historinë e qytetit të Durrësit dhe çdo informacion, që të orienton përmes monumentesh e gjeni në Kullën Veneciane.