Në një aktivitet të veçantë në Ditën Botërore të Mjekëve, me mjekë e infermierë të qendrave shëndetësore të Durrësit.
Me këtë rast në shenjë vlerësimi për punën e tyre dhe përgjegjshmërinë në detyrë që nderon misionin e lartë të bluzës së bardhë u akorduam çertifikatë mirënjohjeje personelit shëndetësor të 14 qendrave shëndetësore të Durrësit.
Mirënjohje për mjekët dhe infermierët që janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë sepse janë pikërisht ata që janë përballur edhe me sfida mjaft të vështira siç ishte periudha e pandemisë, e punojnë çdo ditë pa pushim, me pasion, humanizëm por dhe me shumë sakrifica në shërbim të pacientëve të Durrësit dhe të gjithë vendit.
- 3 qendra shëndetësore janë rikonstruktuar
- 1 tjetër do të rehabilitohet brenda këtij viti.
- 1 qendër e re po ndërtohet.
- 8 qendra të tjera do të rikonstruktohen
- 3 qendra të reja shëndetësore do të ndërtohen.