Punët e RealizuaraShërbimi social dhe shëndetësor

Kemi punuar dhe po punojmë shumë në hartimin dhe implementimin e politikave mbështetëse për të gjithë qytetarët e Durrësit. Disa nga punët e mira që kemi bërë në spektrin social për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale janë:

  • Integrimi i familjeve jo vetëm si rezultat i migrimit por edhe emigrantëve të rikthyer, ka qenë një nevojë të cilën jemi kujdesur ta përmirësojmë duke hapur në Rrashbull, Qendrën Komunitare me një funksion të dedikuar për këtë kategori, me mbështetjen e Terre des Hommes dhe GiZ. 
  • Me Fondacionin ‘Ndihmë për Fëmijët’ po zbatojmë në Njësinë Administrative Sukth projektin “Shërbime të Integruara Sociale për zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik të komuniteteve në nevojë” në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas” të zbatuar nga PNUD me financim nga qeveria Zvicerane. 
  • Është ngritur “Qendra për Shërbime Mbrojtëse, Fuqizuese dhe Emergjente për Fëmijën dhe Familjen” me fokus kryesor mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, neglizhimi dhe shfrytëzimi, ngritur në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe organizatën World Vision. 

Bashkia Durrës ofron shërbime në 8 qendra sociale, nga të cilat 3 qendra janë të hapura vetëm për periudhën 2020-2022. Numri i personave që marrin shërbime direkte nga këto qendra sociale është mbi 1600.

Disa nga punët e mira që kemi bërë për përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të shërbimit parësor shëndetësor janë:

  • Rikonstruksioni i 4 qendrave shëndetësore për t’ju ofruar një shërbim sa më cilësor banorëve në zonat urbane dhe rurale: Qendra Shëndetësore Sukth, Qendra Shëndetësore Romanat, Qendra Shëndetësore Rrashbull si edhe Qendra Shëndetësore Nr. 4, afër zonës së Spitalit. Kjo qendër i shërben 8 000 banorëve të zonës. 

Ndërtimi i 2 Qendrave Shëndetësore: Qendra Shëndetësore në Likmetaj, Ishëm dhe Qendra Shëndetësore Nr. 8 në zonën e Spitallës. Kjo qendër i shërben një numri prej 23 000 banorësh.

_MG_8754
P1544056
P1744160
P1544041
P1744277
_MG_9859
_MG_9903
306308970_778453180080930_3199217636249547673_n.00_03_03_01.Still008
P1099594
P1311319
P1499519
P1744343
us2-11