ProgramiSporti

#SportPërTëGjithë

Bashkia Durrës çdo vit e më tepër po e rrit vëmendjen e saj në drejtim të sportistëve, sportit dhe investimeve në këtë fushë, duke marrë parasysh faktin që qyteti i Durrësit ka tradita dhe rekorde të shkëlqyera historike në fushën e sportit. 

Komuniteti durrsak është një komunitet sportdashës dhe ka shënuar një historik me rekorde pozitive në fushat e sportit (nëpërmjet Klubit Shumësportësh Teuta) – kampion dhe nënkampion kombëtar, përkatësisht për sezonin 2020-2021 në disiplinat sportive si: basketboll, mundje, pingpong për femra, hark, atletikë, çiklizëm, boks, peshëngritje dhe not.

Çfarë do të bëjmë gjatë mandatit të ri 2023-2027:

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Pallati-Sportit-min.jpeg

Rikonstruksioni i Pallatit të Sportit

Rikonstruksioni i Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” do të ofrojë kushte bashkëkohore për të gjithë lojtarët dhe sportdashësit. Rikonstruksioni i godinës së Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, synon: - Të rehabilitojë godinën si nga ana fizike ashtu edhe nga ana arkitektonike; - Të ofrojë kushte më të mira për stërvitjen e sportistëve pjesë e klubit shumësportësh ‘KS Teuta’ Durrës, punonjësve apo profesionistë të tjerë që ushtrojnë aktivitetet e tyre në këtë godinë; - Të nxisë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive (pra jo vetëm ndeshje basketbolli apo volejbolli), por edhe të aktiviteteve të tjera për qytetin e Durrësit; - Të ofrojë një shërbim sa më cilësor për të gjithë qytetarët që frekuentojnë Pallatin e Sportit.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/terrent.jpeg

Krijimi i terreneve sportive në qytet dhe në njësitë administrative

Krijimi i terreneve sportive në qytet si dhe në njësitë e tjera administrative në të cilat ka mungesë të infrastrukturës sportive si dhe të jetës aktive të të rinjve të komunitetit lokal. Krijimi i terreneve sportive parashikon sistemime të nevojshme në infrastrukturë, duke u transformuar në një zonë polifunksionale me sheshe qendrimi dhe fusha lojërash. Kështu, do të ngrihen 6 terrene sportive, përfshirë dhe rehabilitimin e faciliteteve sportive ekzistuese: Krijimi i terrenit sportiv në shkollën në fshatin Rinia, njësia administrative Katund i Ri; Krijimi i terrenit sportiv në sheshin mbrapa shkollës “Jusuf Hoti” në Katundin e Ri; Krijmi i terrenit sportiv në Njësinë Administrative Manëz; Krijmi i terrenit sportiv në Xhafzotaj, Njësia Administrative Rrashbull; Krijimi i terrenit sportiv në Spitallë, Njësia Administrative Durrës; Rehabilitimi i faciliteteve sportive ekzistuese në Njësinë Administrative Sukth.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Ndertimi-i-Stadiumit-Emiriana-web-1-copy.jpg

Projekti i Stadiumit të ri

Projekti i Stadiumit të ri synon rizhvillimin dhe rivitalizimin e komplekseve të stadiumit në Durrës, duke krijuar ambiente bashkëkohore me përdorim të përzier, si për plotësimin e nevojave sportive, ashtu edhe për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, sociale dhe edukative duke i dhënë një faqe të re stadiumit për një përdorim më të gjerë se ai sportiv. Ky projekt parashikon të rrisë kapicitetin deri në 12 mijë spektatorë, si edhe të krijojë hapësira të reja që ofrojnë një shumëllojshmëri shërbimesh tregtare, duke bërë që sporti të bashkëveprojë më së miri me aktivitetet të tjera kulturore, sociale, arsimore dhe tregtare.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Ndertimi-i-parkut-te-ri-Vala-Park-Emiriana-web.jpg

Projekti “Dua të Luaj”

Projekti “Dua të Luaj” përfshin ndërtimin e parkut urban ‘Vala Park’në lagjen 18 të qytetit. Sheshi ka sipërfaqe 8 mijë metra katror dhe në të do të ketë fusha sportive volejbolli, tenisi, minifutbolli, basketbolli, palestër e hapur, fitplay, pingpong. Në këtë park do të ketë rampë që krijon dhe një dinamikë duke lëvizur në lartësi, hapësira shlodhëse, gjelbërim, ndriçim, stola për qëndrim, korsi biçikletash, pistë vrapimi dhe rrugë kalimi. Projekti përfshin edhe rehabilitimin e 3 minishesheve midis pallateve që ndodhen pranë këtij parku. Ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve, do të përmirësojë atraksionin turistik të zonave si dhe do të ofrojë për komunitetet hapësira të reja.