#ShërbimeSocialePërTëGjithë
Bashkia Durrës ka një eksperiencë të konsoliduar në fushën e çështjeve sociale. Në këtë kuadër, me qëllim ofrimin e shërbimeve sociale për kategori të ndryshme, Bashkia Durrës prej vitesh ofron shërbime edhe për moshën e tretë. Vlen të përmendet Qendra Ditore e të Moshuarave, gjithashtu, është në funksion Qendra Komunitare Nishtulla në shërbim të komunitetit ROM, në katin e parë të së cilës është edhe qendra shëndetësore që ofron shërbim shëndetësor parësor, Qendra për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar, Shtëpia e Foshnjes dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”.
Po kështu, Bashkia Durrës ofron edhe shërbime të tjera si: “Shërbime të Integruara Sociale për zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik të komuniteteve në nevojë”, me fokus kryesor mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, “Shërbime Komunitare” si edhe “Shërbimi i Emergjencës (SHE)”.
Gjithashtu bashkia Durrës është një bashki vizionare, duke qenë se rehabilitimin e qendrave shëndetësore e shikon si një nevojë urgjente për arsyen se një infrastrukturë e mirë do të cojë në një shërbim më të mirë për qytetarët e saj. Sigurisht shumë qendra shëndetësore janë rikonstruktuar si pjesë e programeve të qeverisë, ndërkohë që për shumë të tjera do të vazhdohet nga puna.
Me qëllim ndërtimin e një sistemi shërbimesh të kujdesit shoqëror, të shpërndarë në territor, të shumëllojshëm dhe të bazuar në nevojat sociale të popullatës dhe mbrojtjen e shëndetit publik, për mandatin e dytë 2023-2027 prioritetet tona do të jenë: