Realizimi i stacionit të transferimit
Realizimi i stacionit të transferimit - si domosdoshmeri për uljen e kostove të depozitimit të mbetjeve.
Ky stacion transferimi nevojitet jo vetëm për uljen e volumit të mbetjeve urbane, por do të gjenerojë edhe përfitime financiare nga diferencimi i mbetjeve urbane, disa prej të cilave janë të riciklueshme.
Sasia e mbetjeve të evaduara:
Viti 2022: 63,000 ton/vit ose 5,250 ton/muaj
Viti 2023 (parashikimi): 70,000 ton/vit ose 5,833 ton/muaj
Menaxhimi i mbetjeve në shifra:
Viti 2020: 383,883,000 lekë, ose 15.77% në raport me buxhetin total të bashkisë për vitin 2020.
Viti 2022: 964,073,000 lekë, ose 29,36% në raport me buxhetin total të bashkisë për vitin 2022. Ndërkohë që, nga totali prej 964,073,000 lekë për menaxhimin e mbetjeve, 221,600,000 lekë janë financim nga qeveria shqiptare. Ndërsa, vlera totale e menaxhimit të mbetjeve vetëm me fondet e bashkisë është 742,473,000 lekë, ose 22.61% në raport me buxhetin total të bashkisë Durrës për vitin 2022.
Nëse do të bënim një analizë të shkurtër krahasimore të buxhetit të mbetjeve për periudhën 2020-2022, atëherë do të vërejmë se buxheti i mbetjeve për vitin 2020 ka qenë 383,883,000 lekë, ndërkohë që buxheti i mbetjeve për vitin 2022 është 964,073,000 lekë, ose 2.5 herë më i lartë se viti 2020.
Buxheti i menaxhimit të mbetjeve për vitin 2022 është i ndarë në 4 zëra buxhetorë: shpenzime personeli, shpenzime operative, tarifa e depozitimit dhe investime. Ndërkohë që, zëri tarifa e depozitimit, përbën vetëm 8.5% të buxhetit total të bashkisë për vitin 2022.