ProgramiBujqësia & Zhvillimi Rural

#ZhvillimRural

Bashkia Durrës ka vendosur objektivin për mbështetjen, bashkëpunimin dhe fuqizimin e sektorit vendor të bujqësisë. Qeveria nga ana e saj ka rritur mbështetjen financiare dhe të skemave në sektorin e bujqësisë si një nga tre shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Bashkia Durrës synon të ndjekë modelet e rritjes së zhvillimit dhe bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë si një çelës kryesor për forcimin e sektorit, rritjen e punësimit dhe promovimin e produkteve vendore. Zhvillimi i tokës, bashkëpunimi i ndërsjelltë me sektorin e bujqësisë dhe fermerët është garanci për progresin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit si edhe rritjen e të ardhurave vendore në nivel bashkiak.

Çfarë do të bëjmë gjatë mandatit të ri 2023-2027:

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/pika-grumbullimit.jpg

Ngritja e pikës së grumbullimit të prodhimeve bujqësore

Ngritja e pikës së grumbullimit të prodhimeve bujqësore - të pajisur me mundësi magazinimi frigoriferik, për të garantuar ruajtjen e mallit dhe përcaktimin e një çmimi dysheme, sipas referencës së tregut.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Ngritja-e-Markates-se-Peshkut-Emiriana-web.jpg

Ngritja e Markatës së Peshkut

Ngritja e Markatës së Peshkut - me qëllim jo vetëm rritjen e përfitimeve ekonomike për peshkatarët, por njëkohësisht për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për të gjithë banorët e Durrësit për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin. Kjo Markatë do të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore, me qëllim garantimin e kushteve higjeno-sanitare të tregtimit të prodhimeve të detit.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Rehabilitimi-i-rezervuareve-Emiriana-web.jpg

Rehabilitimi i rezervuarëve

Me qëllim mirëfunksionimin e rezervuarëve që shtrihen në territorin e Bashkisë Durrës, brenda 2 (dy) viteve, do të realizohen: Hartimi i planit të gadishmërisë për 15 diga të pozicionura në katër njësitë administrative: Durrës (Spitallë), Rrashbull (Romanat, Xhafzotaj, Manskuri, Bozanxhie), Manëz (Shkallë, Borç) dhe Ishëm (Shkafane, Rrotull, Ishëm). Hartimi i pasaportave teknike për 15 diga të pozicionura në katër njësitë administrative.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Screenshot-2023-04-26-at-3.55.45-PM.png

Ngritja e tregjeve bujqësore (markatave)

Ngritja e tregjeve bujqësore (markatave) – vetëm për fermerët e Bashkisë Durrës të liçensuar me NUIS, me qëllim favorizimin e prodhimit dhe tregtimit të produkteve tipike lokale në treg.