Punët e RealizuaraRinia dhe Sporti

Këshilli Vendor Rinor

Eshtë një organ këshillimor pranë Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak. KVRD ka si qëllim përkrahjen, konsulencën, aktivizimin, vullnetarizmin dhe zhvillimin e lidershipit për rininë e qytetit.Këshilli Rinor Vendor Durrës (KVRD-ja) në tetor të 2022 ka ndërmarrë zgjerimin e anëtarëve nga 7 ne 13 te rinj dhe organizata rinore.
P1800857-min

Shpërblimet për nxënësit ekselentë

Bashkia Durrës prej 5 vitesh ka kthyer në traditë shpërblimin e nxënësve ekselentë të shkollave të mesme që i takojnë 2 kategorive:
-Nxënësit me rezultate të shkëlqyera të maturës shtetërore
-Fituesit e tre vendeve të para të Olimpiadave Kombëtare
Bashkia Durrës ka shpërblyer gjithsej 179 nxënës.

Gjithashtu, nga viti shkollor 2021-2022 ka filluar shpërblimin e nxënësve me rezultate të shkëlqyera të Arsimit të Mesëm të Ulët me mesatare 10.00. Gjatë këtij viti janë shpërblyer 76 nxënës.

Bursat dhe mbështetja për të rinjtë
Për vitin arsimor 2019-2020 / 592 bursa
Për vitin arsimor 2020-2021 / 735 bursa
Për vitin arsimor 2021-2022 / 815 bursa
AuD-6567-min
AuD-6453

Sporti

Organizimi aktiviteteve sportive:

Basketboll 3x3. Morën pjesë 8 vende të rajonit Adriatiko – Jonian me 80 sportistë. Vendet të cilat morën pjesë: Italia, Greqia, Kroacia, Serbia, Bosnjë Hercegovina, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria.

Kampionati i notit
Kampionati i peshëngritjes
Kampionati i atletikës
Kampionati i pingpongut
Kampionati i volejbollit

Projekti “Ekipet sportive 2022’’ / 31 mësues e trajnerë dhe më shumë se 300 nxënës nga Durrësi të klasave sportive basketboll dhe volejboll u bënë pjesë e projektit të ndërtimit të ekipeve sportive.
AuD-2000979-min
AuD-2000890-min
_MG_0758-min
AuD-8045-min
_MG_0742-min