ProgramiPërmirësimi i Shërbimeve Publike

#ShërbimePublikePërTëGjithë

Garantimi i shërbimeve publike cilësore, me efiçencë dhe në kohë për qytetarët është prioritet i bashkisë Durrës, ndaj ne angazhohemi që gjatë mandatit të dytë 2023-2027 ta çojmë përpara këtë mision nëpërmjet  nismave konkrete si:

Digjitalizimi i shërbimeve publike

Ky investim do të përmirësojë cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, shmangien e procedurave administrative si edhe krijimin e një sistemi të sigurtë të të dhënave. Brenda vitit 2023 do të ngrihet sistemi i digjitalizimit të institucionit të bashkisë.

Lehtësirat fiskale

Për vitin 2023 janë përjashtuar totalisht nga tarifat vendore kategoritë e mëposhtme: invalidët e punës, të verbërit, të sëmurët paraplegjik dhe tetraplegjik (kryefamiljarë) pa persona madhore në ngarkim (përveç bashkëshortit/bashkëshortes); Përfituesit e ndihmës ekonomike; Kryefamiljarët pensionistë pa persona madhorë në ngarkim (përveç bashkëshortit /bashkëshortes); Kryefamiljarët gra me fëmijë në ngarkim (nën 22 vjeç). Këto lehtësira përfshijnë heqjen e çdo detyrimi lidhur me tarifën e gjelbërimit; tarifën e ndriçimit; tarifën e pastrimit dhe largimit të mbetjeve. Rreth 8 000 familje përfitojnë nga aplikimi i skemës së lehtësirave fiskale.