ProgramiArsimi

#ArsimpërtëGjithë

INVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN ARSIMORE

Përmirësimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së institucioneve të arsimit parauniversitar, shkolla, kopshte e çerdhe sipas standardeve bashkëkohore evropiane ka qenë dhe do të jetë kryefjala edhe gjatë mandatit të ri. Këto investime synojnë uljen e numrit të fëmijëve/nxënësve në grupe apo në klasa dhe rrjedhimisht rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

Çfarë do të bëjmë gjatë mandatit të ri 2023-2027:

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Investimet-ne-infrastrukturen-arsimore-Emiriana-web-1.jpg

Investimet në infrastrukturën arsimore

Investimet me qëllim përmirësimin e infrastrukturës arsimore në sistemin e arsimit parashkollor dhe parauniversitar do të jenë prioriteti ynë edhe për mandatin e ardhshëm. Kështu, do të vazhdojmë punët tona për përfundimin e 19 objekteve të tjera, pjesë e procesit të rindërtimit. Nga këto investime do të përfitojnë direkt 7367 fëmijë dhe nxënës. Veç procesit të rindërtimit, gjatë 4 (katër) viteve në vijim do të kryhen 8 (tetë) investime të tjera për përmirësimin e infrastrukturës arsimore me buxhetin e bashkisë: Rikonstruksioni i kopshtit në fshatin Shkallë, Manëz, nga ku do të përfitojnë 20 fëmijë të cilët frekuentojnë këtë kopësht. Rikonstruksion i shkollës së mesme “Dom Nikoll Kaçorri” dhe ndërtimi i palestrës së re të shkollës në zonën e Durrësit të Ri, nga ku do të përfitojnë 135 nxënës që mësojnë aktualisht. Rikonstruksion i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Besnik Hidri” Shën Vlash, Rrashbull, nga ku do të përfitojnë 485 nxënës. Ndërtimi i ri i kopshtit dhe shkollës fillore pranë shkollës Besnik Hidri” Shën Vlash, Rrashbull, nga ku do të përfitojnë 45 fëmijë të kopshtit dhe 75 nxënës. Ndërtim i ri nga bashkimi i dy shkollave “Nënë Tereza” dhe “Vasil Ziu”, Durrës, nga ku do të përfitojnë 1200 nxënës që mësojnë aktualisht. Ndërtim i ri kopsht dhe shkollë fillore “Jusuf Hoti”, Katund i Ri, nga ku do të përfitojnë 285 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit. Ndërtimi i ri i shkollës 9 vjeçare “Met Hasa”, në Porto Romano, Durrës, nga ku do të përfitojnë 189 nxënës dhe 27 fëmijë të kopshtit të cilët frekuentojnë aktualisht këto godina. Ndërtimi i shkollës 9 vjeçare “Demokracia”, në Spitallë, Durrës, nga ku do të përfitojnë 598 nxënës dhe 42 fëmijë të kopshtit të cilët frekuentojnë aktualisht këto godina. Nga këto investime do të përfitojnë direkt 3151 nxënës dhe fëmijë.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Shkolla-e-Mesme-Olsi-Lasko-min.jpg

Shkolla e Mesme "Olsi Lasko"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/besnik-hidri-min.jpeg

Shkolla e Mesme e Bashkuar "Besnik Hidri"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/JUSUF-3-RENDER-min.jpg

Kopshti dhe shkolla fillore "Jusuf Hoti"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/met-hasa-min-1-scaled.jpg

Shkolla 9 vjeçare "Met Hasa"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/nene-tereza-min.jpg

Shkolla 9 vjeçare "Nënë Tereza dhe Vasil Ziu"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/gjimnazi-manez-min-scaled.jpg

Shkolla e Mesme "Manëz"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/vadardhe-min.jpg

Shkolla 9 vjeçare "Vadardhë"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/gjergj-kastrioti-min.jpeg

Shkolla e Mesme "Gjergj Kastrioti"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/naim-frasheri-min.jpeg

Shkolla e Mesme "Naim Frashëri"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Bernardina-School-1-min.png

Shkolla e mesme sportive "Benardina Qerraxhia"

https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Mbeshtetje-financiare-per-te-rinjte-ekselente-Emiriana-web-2.jpg

Mbështetje financiare për të rinjtë ekselentë

Vitet e fundit bashkia Durrës ka ofruar mbështetje financiare për të rinjtë duke dhënë bursa për të gjithë nxënësit ekselentë të shkollave 9 vjeçare dhe të shkollave të mesme. Gjatë mandatit të ri do të zgjerojmë fashën e mbështetjes financiare për nxënësit ekselentë duke përfshirë edhe nxënësit nga klasa e tetë deri në klasën e pestë. Për këtë qëllim, do të ketë një rritje të fondit të bashkisë në mbështetje të nxënësve ekselentë.
https://emirianasako.al/wp-content/uploads/2023/04/Arsimi-Profesional-Emiriana-web.jpg

Arsimi Profesional

Ngritja e një strukture mbështetëse brenda bashkisë me qëllim orientimin për punësimin në tregun e punës të të rinjve që kanë përfunduar degë të caktuara të arsimit profesional është një ndër objektivat për mandatin e ri. Përmes kësaj nisme synohet ndërtimi i urave lidhëse ndërmjet profesionistëve të rinj dhe sektorit privat kyç si: detaria, turizmi apo industri të tjera, me qëllim prioritarizimin dhe ofrimin e lehtësirave në tregun e punës sipas nevojave dhe kualifikimeve të tyre. Pritet që mbi 4000 të rinj të jenë përfitues direkt të kësaj strukture mbështetëse.