Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore për Fëmijë / QKF
Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore për Fëmijë/QKF-së, i cili ka filluar nga puna në vitin 2023, ka si qëllim rivitalizimin dhe kthimin e saj në një hapësirë multifunksionale që t’i shërbejë sa më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për të gjithë fëmijët e qytetit të Durrësit. Gjithashtu, ky investim siguron aksesin/hyrjen edhe për personat me aftësi të kufizuar, duke përmbushur standartet e kërkuara ligjore. Nga rikonstruksioni i QKF-së do të përfitojnë mbi 1000 fëmijë që frekuentojnë qendrën në sektorin e Artit, Sportit, Shkencës dhe sektorit Masiv, prindërit, mësuesit, trajnerët etj.
Mbas përfundimit të rikonstruksionit të QKF-së, do të shtohen dhe disiplina të tjera si p.sh. kodimi përmes elementëve vizualë, me qëllim nxitjen e kreativitetit tek fëmijët duke zhvilluar lojëra me histori interaktive dhe animacione të ndryshme në mënyrë krejtësisht të pavarur.